Evo i vesti sa nekoliko portala na albanskom jeziku. Ako svaki tekst pogledate preko google translatora, videcete da je zaista rekao da je na Kosovu 1445. bilo samo 1% siptara:
http://www.tetovasot.com/2015/04/ho...ska-pasur-shqiptare-ata-i-solli-turqia-video/
Hoxhë Irfan Salihu: Në Kosovë s’ka pasur shqiptarë – ata i solli Turqia (VIDEO)
Hoxha nga Prizreni, Irfan Salihu, në një ligjëratë të tij, ka thënë se në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë.
Sipas tij, turqit i kanë sjell shqiptarët në Kosovë dhe me pastaj i kanë dhënë toka atyre.
Për më shumë shikojeni videon më poshtë:
---------------------------------------------------------------------
http://botasot.info/lajme/388906/irfan-salihu-ky-terrorizues-i-shqiptareve/
Irfan Salihu, ky terrorizues i shqiptarëve!
Bota Sot | 02.04.2015 19:43 • Diana Bunjaku
Hoxha që rastësisht flet shqip, pritet të ndëshkohet nga BIK-u
Kundër hoxhë Irfanit tashmë është hapur edhe procedura dhe ai do të shkojë në Komision disiplinor”, thotë përfaqësuesi nga BIK, Ahmet Sadriu.
Një ndër hoxhallarët më të përfolur tani për tani, për shpifjet dhe nxitje të urrejtjes ndër fetare e ndër etnike, hoxha Irfan Salihu në një ligjëratë të ti, ka thënë se në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë. Sipas tij Turqit i kanë sjell shqiptarët ne Kosovë dhe me pastaj i kanë dhënë toka atyre.
Kjo deklaratë e pa menduar e hoxhë Salihut, ka nxitur që shumë njerëz të profileve të ndryshme të ngrihen kundër deklaratës së tij, duke kërkuar njëherësh nga BIK edhe shkarkimin e tij, për mashtrim, gënjeshtra she mbjellje të urrejtjes, pasi sipas tyre ky hoxhë krejt rastësisht flet shqip.
Deklarata tronditëse e hoxhë Irfan Salihut
Irfan Salihu hoxha nga Prizreni, ka thënë në një ligjëratë të tij se në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë. Sipas tij, turqit i kanë sjell shqiptarët ne Kosovë dhe pastaj i kanë dhënë toka atyre, duke i përzënë serbët.
“Ateistët intelektualë” shajnë atë mysliman që u ka dhënë hektarë tokë dhe i ka prurë për të jetuar në Kosovë dhe i ka bërë sundimtarë të Ballkanit.
“Shkjau si ka faj, që qe 100 vjet janë çuar ca ateistë, që i thonë vetes intelektualë, janë çuar dhe thonë, osmanlija na ka faj neve që jemi sot kështu. As Enverin se shajnë, mendojeni vëllezër, as Enver Hoxhën se shajnë, as Titon se shajnë, as Rankoviçin se shajnë, as Millosheviçin se shajnë...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)
--------------------------------------------
http://www.telegrafi.com/lajme/imamet-kunder-irfan-salihut-2-61185.html
Imamët kundër Irfan Salihut
Deklarata e hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, se në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë, ka nxitur reagime të shumta në vend.
LEXO PO ASHTU: Hoxha, që flet me gjuhën e serbëve: Në Kosovë s’ka pasur shqiptarë, i solli Turqia (Video)
Një grup imamësh të Bashkësisë Islame të Kosovës, kanë reaguar ndaj deklaratës së tij, duke thënë se BIK-u duhet të ndërmarr masa meqë Salihu është punëtor i tyre.
Disa nga këta hoxhallarë kanë shprehur edhe reagimet të ashpra ndaj hoxhës nga Prizreni. /Zëri/
----------------------------------
http://politiko.net/bashkesia-islame-suspendon-irfan-salihun/
Bashkësia Islame suspendon Irfan Salihun
Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që të suspendojë nga puna imamin e Prizrenit, Irfan Salihun.
Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që të suspendojë nga puna imamin e Prizrenit, Irfan Salihun.
Ky reagim i BIK’ut vjen pas deklaratës së tij se “në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë, kurse turqit i kanë sjellë shqiptarët në Kosovë dhe më pastaj u kanë dhënë toka atyre”.
“Sot, Myftiu, Naim ef. Tërnava, në bazë të nenit 47.1. mbështetur edhe me nenin 45.1 dhe 45.3 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, nxori këtë Aktvendim me të cilin e suspendon nga puna, Irfan Hasan Salihun, imam, hatib dhe mualim në xhaminë “Suzi Qelebiu” në Prizren. Gjithashtu, ndaj të lartpërmendurit është iniciuar edhe masa për Komision Disiplinor, që pritet të mblidhet sapo lënda të kompletohet”, thuhet në njoftimin e BIK’ut. / Politiko.net
......